LAJMI I FUNDIT:

Nintendo sjell Super Marion 2 në web

Nintendo sjell Super Marion 2 në web

Loja e famshme e fëmijërisë tonë, Super Mario tani ka një plan për tu rikthyer në sipërfaqe.

Bëhet fjalë për versionin e ri të lojës, New Super Mario Bros. 2, të cilën Nintendo planifikon ta kthejë në internet përmes faqes zyrtare, ku edhe do të ofrojë një galeri të plotë për lojtarët si dhe paralajmërimin për funksionet e reja të lojës.

Mirëpo, derisa prisni për 19 gusht, Nintendo do të ofrojë një përmbajtje interesante në faqen e lojës, ndërsa më datën 19 ka premtuar se do ta lëshojë lojën online.

Të gjithë shpresojmë se version i ri i Super Marios do të na ringjallë emocionet e fëmijërisë dhe se loja do të jetë interesante, aq sa për të thyer rekordet e vëna nga Angry Birds dhe lojët tjera të cilat tani i luajmë me vite. / Telegrafi /