LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e tabletit Google Asus Nexus 7?

Rrjedhin pamjet e tabletit Google Asus Nexus 7?

Me ditë të tëra është duke u folur për tabletin e ri Android të prodhuar nga Google dhe Asus, për të cilin është thënë se do të vijë i pajisur me Android 4.1 Jelly Bean, ndërsa tani dyshohet se disa pamje të publikuara në internet shfaqin Asus Nexus 7.

Sipas Gizmodo Australia, tableti në fotografi paraqet Asus Nexus 7, ndërsa faqja thotë se përveç fotografisë ka arritur të marrë edhe disa nga specifikat e avancuara të këtij tableti që vjen me versionin më të ri të Android.

Asus Nexus 7 do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç, rezolucionin prej 1280 x 800 piksel, kamerën me 12MP, si dhe procesorin quad core NVIDIA Tegra 3 me 1.3GHz, GeForce 12-core GPU dhe 1GB RAM.

Me sa duket, Asus Nexus 7 do të vijë në dy versione, njërin me 8GB memorie të brendshme që do të kushtojë 199 dollarë, si dhe tjetrin me 16GB, çmimi i të cilit thuhet se do të jetë 249 dollarë. / Telegrafi /