LAJMI I FUNDIT:

Samsung Series 7 Gamer

Samsung Series 7 Gamer

Samsung paralajmëroi versionin e freskuar të portativit të vet Series 7 Gamer. Risia në ofertë ka të bëjë me procesorët Core i7 të gjeneratës Ivy Bridge të paraqitur kohë më parë.

Portativi vjen me ekran 17.3-inçësh me rezolucionin prej 1,920 x 1,080 piksel, dhe përdorë teknologjinë SuperBright që mundëson ndriçimin maksimal deri në 400 nit. Grafika është GeForce GTX675M, portativi shitet me 16 GB RAM, dhe me 1.5 TB hapësirë në disk.

Portativi ofron katër mënyra të punës. Në Gaming Mode tastet për manipulimin e lojës ndriçohen me ngjyrë të kuqu, e ndriçimi rreth altoparlantit pulson në përputhje me zërat e lojës. Tasti Windows dhe touchpadi në këtë mënyrë të punës janë të paaftësuar. Ekziston edhe General Mode, dhe Silent mode në të cilin deaktivizohen të gjithë zërat dhe ventilatori. Në mënyrën e punës PowerSaver arrihet kursimi i baterisë.

Çmimi i propozuar për shitje i portativit me pajisjet elementare për tregun amerikan është 1,900 dollarë. /Telegrafi/