LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Player 70 Plus

Samsung Galaxy Player 70 Plus

Samsung paraqiti versionin e avancuar të playerit multimedial (PMP) Galaxy Player 70, të paralajmëruar gjatë marsit të vitit të kaluar.

Lexuesi i ri bart emërtimin Galaxy Player 70 Plus dhe premton performanca më të mira në krahasim me pararendësin – Samsung në këtë model ka përdorur procesorin e vet dybërthamësh me takt pune prej 1 GHz.

Pajisja ka sistemin operativ Android, përkrahjen për rrjetat WiFi dhe ekranin 5-inçësh për shikimin e videove, luajtjen e lojërave dhe shfletimin e Internetit. Aty janë edhe kamera e pasme prej 5-megapiksel, përkrahja për kartelat e memories si dhe bateria me kapacitetin 2,500 mAh për autonominë sa më të madhe. Janë paraqitur modelet me kapacitetin prej 16 dhe 32 GB, ndërsa shitja fillon në Kore të Jugut me çmim prej 356 dhe 418 dollarë. /Telegrafi/