LAJMI I FUNDIT:

Raspberry Pi PC në shitje

Raspberry Pi PC në shitje

Në përputhje me paralajmërimin për të cilin kemi shkruar më herët, kompania Raspberry Pi në treg plasoi kompjuterin e vet miniaturë të bazuar në Linux, që ka dimensionet e një karte krediti dhe që ka çmimin jashtëzakonisht të përshtatshëm prej 25 dollarë për më të dobëtin dhe 35 dollarë për modelin më të fuqishëm.

Kompjuteri i cili është i bazuar në ARM 11 700-megahercësh me 256 MB RAM të integruar ka nisur prodhimin dhe në shitje pritet të paraqitet deri kah fundi i muajit të ardhshëm. Bëhet fjalë për kompjuterin në pllakën e pajisur me një dalje RCA dhe HDMI, ka ethernetin dhe USB-në, është pa shtëpizë dhe pa memorien shtesë, e i cili pritet të jetë alternativë për kontrolluesit gjithnjë e më të pranishëm Arduino që kanë çmim të ngjashëm, por mundësi më të mëdha. Modeli A, pa ethernet do të ketë dy herë më shumë RAM se që ishte paralajmëruar – 256 MB me çmimin e njëjtë prej 25 dollarë siç ishte paralajmëruar.

Më shumë mund të lexoni në faqet e Raspberry Pi ose këtu. /Telegrafi/