LAJMI I FUNDIT:

850,000 Android në dit

850,000 Android në dit

Google publikoi se në kohë të fundit në botë po aktivizohen 850,000 pajisje me Android në dit.

Lajmin e gëzueshëm për të gjithë simpatizuesit e Androidit e publikoi përfaqësuesi i Google për teknologjinë mobile Andy Rubin, me një “tweet” nga Mobile World Congress. Lajmi vjen vetëm disa muaj pasi që Google publikoi se në botë në dit aktivizohen 700,000 pajisje me Android. Në deklaratat e mëhershme për opinionin Rubin ka thënë se Android po i afrohet shifrës prej 300 milion pajisjeve të aktivizuara me shkallën vjetore të rritjes më të lartë se 250%.

Gjithashtu, nga Google u lavdëruan se numri i aplikacioneve për Android gjatë vitit të kaluar është trefishuar, dhe tani është më se 450,000. Në dit nga Android Market shkarkohen më se një miliard aplikacione. /Telegrafi/