LAJMI I FUNDIT:

Android Market ka 450,000 aplikacione

Android Market ka 450,000 aplikacione

Kongresi dedikuar botës mobile nuk mund të kaloj pa praninë e madhe të platformës më të popullarizuar për pajisjet smartphone, Android të Google.

Vitin e kaluar në MWC Google pati publikuar se ekzistojnë 150,000 aplikacione në Android Market, e vetëm një vit më vonë, pikërisht sot, është publikuar se kjo shifër ka arritur në 450,000.

Përveç kësaj, nga Google thonë se çdo ditë aktivizohen 850,000 pajisje me Android, dhe se numri total i pajisjeve të aktivizuara është rreth 300 milion.

Për sa i përket tabletëve në Android, Andy Rubin, njeriu kryesorë për këtë platformë në Google, tha se deri tani janë shitur 12 milion tablet me Android, shkruan The Verge.


Novitetet që vijnë nën emërtimin Android në MWC-në e sivjetmë mund ti përcillni në android.com/events/mwc/2012/. /Telegrafi/