LAJMI I FUNDIT:

Mini-ITX me katër bërthama

Mini-ITX me katër bërthama

VIA ofertën e vet të zgjidhjeve embedded e zgjëron edhe me dy plaka amë kompakte të bazuara në çipat e vet. Bëhet fjalë për pllakat amë VIA EPIA-M900 dhe EPIA-M910, zgjidhjet e para të këtilla në treg me formatin min-ITX dhe të pajisura me procesorët katërbërthamësh.

Procesori i cekur është çipi VIA QuadCore E-Series me takt pune prej 1.2 GHz me përkrahjen 64-bitëshe dhe TDP-në prej 27.5 W, e blerësit në zgjidhje kanë edhe procesorin dybërthamësh Nano X2 E-Series (1.6 GHz) dhe në rastin e modelit M910 dhe dybërthamëshi Eden X2 me takt pune prej 1 GHz të cilit për punë i mjafton vetëm një ftohës pasiv.

Pllakat kanë edhe çipsetin multimedial VIA VX900 MSP, e versioni M900 vjen me pajisjen pak më të mirë siç është zlloti PCIe x16 dhe me përkrahjen e deri 8 GB të memories, USB 2.0, SATA dhe audio konektorët, video daljet HDMI dhe VGA, konektorët LVDS për ekrane (M910) dhe konektorët seria RS-232.

Ky i fundit në kombinim me ndërfaqen e integruar LVDS dhe disa specifika të tjera zbulon edhe synimin primar të përdorimit të zgjidhjeve të këtilla, e ky është përdorimi nëpër bankomate, POS terminale, pllakat e reklamave, pajisjet mjekësore dhe përdorimet tjera embedded. /Telegrafi/