LAJMI I FUNDIT:

Keplerët e parë gjatë marsit?

Keplerët e parë gjatë marsit?

Nëse mund ti besojmë informatave në faqen Sweclockers, Nvidia Keplerët e parë synon ti paraqes gjatë muajit mars. Kartela e parë e bazuar në çipat e rinj do të jetë GeForce GTX 670 Ti, baza e së cilës është procesori grafik me emrin GK104.

Gjenerata e çipave Kepler ka arkitekturë të ndryshme në krahasim me zgjidhjet e deritashme, kështu që informatat ende jozyrtare për GK104 flasin për 1,536 shader, 128 njësi për teksturë dhe 32 njësi ROP si dhe taktin e punës prej 950 MHz. E përmendura GeForce GTX670 Ti do të shitet me mbledhësen 256-bitësh të memories dhe 2 GB të memories GDDR5, e kartela sipas pohimeve është më e shpejtë nga GTX 580 dhe Radeon HD 7950 i AMD-së.

Paraqitja e modelit high-end nga familja Kepler (pasuesi i GeForce GTX 580) ende pritet të ndodhë vetëm gjatë çerekut të tretë ose të katërt të këtij viti, derisa GTX 670 Ti dritën e diellit pritet ta shoh pas panairit CeBIT. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Teknologji
iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

Teknologji
Pasuria neto e Mark Zuckerberg është ngjitur në një shifër duke e futur atë në “klubin ku janë vetëm tre miliarderë të tjerë”

Pasuria neto e Mark Zuckerberg është ngjitur në një shifër duke e futur atë në “klubin ku janë vetëm tre miliarderë të tjerë”

Teknologji
TikTok shkurton qindra vende pune në zhvendosje të fokusit drejt monitorimit të përmbajtjes me AI

TikTok shkurton qindra vende pune në zhvendosje të fokusit drejt monitorimit të përmbajtjes me AI

Teknologji
Zëdhënësi i Meta-s mohon raportimet për dorëheqjen e Zuckerberg nga kompania

Zëdhënësi i Meta-s mohon raportimet për dorëheqjen e Zuckerberg nga kompania

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Teknologji
Kalo në kategori