LAJMI I FUNDIT:

Nintendo 3DS po shitet shumë mirë

Nintendo 3DS po shitet shumë mirë

3DS, konsola e dorës nga Nintendo me ekranin 3D për të cilën nuk ka nevojë për përdorimin e syzeve 3D po shënon shitje rekorde në Japoni. Asnjë konsolë në Japoni nuk është shitur në 5 milion copë për një kohë kaq të shkurtër – për diçka të këtillë pararendësit të tij, Nintendo DS, i janë dashur 2 muaj më shumë.

Për shitjen e mirë rol kyç ka pasur strategjia e mirë: pas shitjes së dobët me çmimin fillestar prej 25,000 yen, respektivisht 250 dollarë në SHBA, çmimi kah fundi i verës së vitit të kaluar është ulur në 15,000 yen, respektivisht 150 dollarë në SHBA, e shitjes i ka dhënë shtytje edhe paraqitja e titujve të popullarizuar siç janë Super Mario 3D Land, Monster Hunter 3 dhe Mario Kart 7.

Por, për Nintendon kjo është ende vetëm fitore e piros duke pasur parasysh se udhëheqësit e kompanisë për të parën herë në histori paralajmëruan humbje operative gjë për të cilën sipas të gjitha gjasave ka merita edhe margjina e ulur ose edhe negative gjatë shitjes së 3DS-it. /Telegrafi/