LAJMI I FUNDIT:

Tabletët më së shumti zbavisin fëmijët

Tabletët më së shumti zbavisin fëmijët

Sipas rezultateve të një hulumtimi të cilin e ka bërë kompania Nielsen, një nga përdorimet më të shpeshta të tabletëve është zbavitka e fëmijëve.

Duke kryer anketën pranë familjeve të cilat kishin tablet dhe të cilat kishin fëmijë më të vegjël se 12 vjeç, Nielsen konstatoi se 55% e tyre ia japin tabletët fëmijëve që ata të zbaviten derisa janë në automobil, e 41% e bën këtë në restorante.

Si zbavitjen më të popullarizuar për fëmijë në tablet prindërit theksojnë lojërat, respektivisht rreth 73% e tyre, e pasojnë aplikacionet edukative të cilat përdoren nga 53% të fëmijëve të familjeve të përfshira në anketë. Në vendin e tretë janë filmat me pjesëmarrje prej 43%, derisa për komunikim me familjen dhe miqtë tabletët i përdor vetëm 15% e fëmijëve.

Krejtësisht rreth 70% e fëmijëve në familjet që kanë tablet e kanë përdorur atë gjatë çerekut të kaluar, që është rritje prej 9% në krahasim me një çerek më herët. /Telegrafi/