LAJMI I FUNDIT:

Ultrabook më të lirë gjatë marsit?

Ultrabook më të lirë gjatë marsit?

Analistët e tregut parashikojnë një rënie të rëndësishme të çmimit të ultrabookëve gjatë marsit dhe prillit, shkruan Digitimes.

Modelet ekzistues të ultrabookëve (sikurse që është Aspire S3 i Acer) pritet që qysh nga fillimi i marsit të jenë më të lirë për në mes 20 dhe 30 për qind. Rënia e çmimet nuk është e papritur – Intel gjatë prillit pritet të paraqes gjeneratën e re të procesorëve Ivy Bridge, derisa rënia e çmimeve do të ndihmoj në shitjen e stoqeve të modeleve të vjetruar.

Në periudhën e njëjtë kohore më të lirë pritet të bëhen edhe portativët klasik dhe kompjuterët e tavolinës me procesorët Core i5 dhe i7 të intelit të gjeneratës Sandy Bridge, mendojnë analistët. Këta të fundit momentalisht po shiten me çmimet prej në mes 740 dhe 950 dollarë. /Telegrafi/