Samsung zyrtarisht paraqiti tabletin Galaxy Tab 2 (7.0), pasuesin e pajisjes origjinale 7-inçësh të kompanisë. Galaxy Tab i ri gjithashtu ka ekranin 7-inçësh me rezolucion 1024 x 600 pikë (PLS TFT) dhe është tableti i parë i Samsungut me Android 4.0 ICS.
Bazën harduerike e përbëjnë procesori katërbërthamësh me takt pune prej 1 GHz, 1 GB RAM dhe 8, 16 ose 32 GB të flash memories së integruar krahas përkrahjes për kartelat microSD me kapacitet deri në 32 GB. Pajisja do të shitet në versionet 3G dhe WiFi, e aty janë edhe përkrahja për A-GPS dhe Glonass si dhe dy kamera – ajo e përparme VGA dhe ajo e pasme me rezolucion prej 3 megapiksel.
Për sa i përket softuerit, Galaxy Tab 2 (7.0) vjen me versionin e avancuar të ndërfaqes së shfrytëzuesve TouchWiz dhe shërbimet Hub të Samsung, sikurse që është Readers Hub për blerjen e librave, Mucis Hub për qasje në përmbajtjet multimediale dhe të ngjashme. Tableti ka edhe përkrahjen për shërbimin e Samsung AllShare Play për ndarjen e përmbajtjeve multimediale në mes të tabletëve, kompjuterëve dhe telefonave tjerë mobil të Samsungut. Shitja fillon nga muaji mars (së pari në Britani të Madhe), ndërsa çmimet e pritura janë rreth 450 dollarë për versionin WiFi dhe rreth 550 për versionin 3G. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Bluetooth 6.0 më i shpejtë dhe më i fuqishëm vjen me këto përmirësime
Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente
Meta trajnon pa paralajmërim inteligjencën artificiale mbi të dhënat e qytetarëve të Ballkanit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh