Në intervistën për AllThingsD Steven Sinofsky publikoi ca detaje shtesë në lidhje me Windows 8 në ARM. Siç tha ai, Internet Explorer në pajisjet e bazuara në ARM nuk do të përkrah Flashin, e as plug-inët tjerë të shfletuesve.
Windowsët 8 të bazuar në procesorët e arkitekturës x86 do të përkrahin Flashin, por vetëm në ndërfaqen desktop, por jo edhe në aplikacionet Metro. Në përputhje me politikën e re të kompanisë, autorët e përmbajtjeve në ueb, si dhe shfrytëzuesit, këshillohen të përdorin standardet universale siç është HTML 5.
Kompania së voni në blogun e vet publikoi se Windows 8 në ARM do të ketë qasje edhe në ndërfaqen klasike desktop. Edhe pse kjo ishte e ditur më herët, por ndoshta nuk ishte mjaftë e qartë, kështu që tani Sinofsky konfirmoi se në pajisjet me ARM, përveç komponentëve të instaluara të Windowsit, do të mund të ekzekutohet vetëm edhe Wordi, Exceli, PowerPointi dhe OneNote.
Edhe pse qëllimi i Microsoftit është lansimi i pajisjeve Windows-on-ARM paralelisht me kompjuterët tradicional me Windows 8, Sinofsky tërhoqi vërejtjen se para kompanisë qëndron ende një punë e madhe me qëllim të përgatitjes së tërë ekosistemit PC. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Bluetooth 6.0 më i shpejtë dhe më i fuqishëm vjen me këto përmirësime
Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente
Meta trajnon pa paralajmërim inteligjencën artificiale mbi të dhënat e qytetarëve të Ballkanit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh