LAJMI I FUNDIT:

Trust – zbavitje pa tela

Trust – zbavitje pa tela

Trust lajmëroi për fillimin e shitjes së dy headsetëve pa tela. Bëhet fjalë për modelet eeWave S20 dhe GTX 20.

Modeli eeWave S20 Wireless Headset punon në largësinë prej 10 metrave nga transmetuesi, e sipas pohimeve të prodhuesit sjell performanca “fantastike” gjatë reproduktimit të muzikës. Kontrollet për rregullimin e lartësisë së zërit dhe kontrollin e reproduktimit janë të vendosura brenda vet dëgjueseve, jastëkët e butë sigurojnë komoditetin gjatë bartjes më të gjatë, ndërsa është përdorur edhe mikrofoni. Bateria e përdorur Li-Ione dëgjueseve ia ofron deri në dhjetë orë punë, ndërsa mbushet përmes USB-së.

Gjithashtu, është paraqitur edhe headseti për lojëtarë – GTX 20 Wireless Gaming Headset. Për nga specifikat është i krahasueshëm me modelin eeWave S20, e nga ai dallohet me dukjen më tërheqëse. Çmimi i propozuar i shitjes së të dyja modeleve në tregun evropian është 42 euro (pa TVSH). /Telegrafi/