LAJMI I FUNDIT:

iPad 3, në javën e parë të marsit

iPad 3, në javën e parë të marsit

Sot gjatë ditës është thënë se Apple është duke u përgatitur të lëshojë versionin e ri të sistemit të saj operativ, iOS 5.1, të cilin thuhet se do ta prezantojë më 9 mars, ndërsa bashkë me përditësimin e ri të softuerit të Apple pritet të prezantohet edhe gjenerata e tretë e tabletit të kompanisë, iPad 3.

Sipas, All Things Digital, iPad 3 do të paralajmërohet nga Apple në një ngjarje ekskluzive e cila do të mbahet në javën e parë të muajit mars, ndërsa shitja e pajisjes pritet të ndodhë në javë më pas.

All Things D gjithashtu pohon se pajisja më e re e Apple do të vijë me rezolucion më të madh
prej 2048 x 1536 pikselëve, ndërsa detajet tjera nuk janë dhënë. / Telegrafi /