LAJMI I FUNDIT:

Apple fshin aplikacionet false

Apple fshin aplikacionet false

Apple ka njoftuar se i ka fshirë një numër të madh të aplikacioneve false të cilat kanë qenë të vendosura në dyqanin e saj virtual të aplikacioneve, e posaçërisht disa aplikacione nga një zhvillues i dyshimtë i quajtur Anton Sinelikov, i cili ka bërë kopje të aplikacioneve të famshme të cilat gjenden në platformën mobile të kompanisë.

Vetëm nga ky zhvillues, Apple ka thënë se i ka tërhequr më shumë se 9 aplikacione, të cilat përfshijnë kopjet si Temple Jump, Tiny Birds dhe Numbers, të cilat janë versione të dyfishuara të versioneve origjinale, si Temple Run, Tiny Wings apo Words with Friends.

Është interesante të dihet se Temple Jump, njëra ndër aplikacionet false të zhvilluesit rus ka kryesuar listën e aplikacioneve me pagesë në App Store, ndërsa tani e njëjta është tërhequr nga Apple. / Telegrafi /