LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon shitja e produkteve të Apple në Gjermani

Vazhdon shitja e produkteve të Apple në Gjermani

Javën e kaluar ishte thënë se shitjet e iPad 3G, iPhone 3GS dhe iPhone 4 ishin pezulluar në Gjermani, pas një urdhëri ligjor i cili më parë i ishte dhënë kompanisë Motorola dhe pasi i njëjti hyri në fuqi të premten.

Mirëpo, me sa duket ndalimi nuk zgjati shumë, pasi që vendimi për pezullimin e shitjes së produkteve të Apple u anulua, dhe gjiganti amerikan rifilloi shitjen e produkteve të saj më të famshme.

Sipas raporteve të fundit thuhet se Apple ka apeluar ndaj vendimit, duke pohuar se Motorola ka refuzuar licencën për patent për ta, sipas kushteve të arsyeshme, edhe pse rivali i saj i cili është blerë nga Google ka detyrim ligjor ta bëjë një gjë të tillë. / Telegrafi /