LAJMI I FUNDIT:

Multimedia e lakueshme nga Samsung

Multimedia e lakueshme nga Samsung

Edhe pse xdacn publikoi fotografi të mjegulluara të “telefonit misterioz të Samsungut”, qartë mund të shihen karakteristikat kyçe të pajisjes së re nga Samsung.

Vijat jokonvencionale dhe forma japin përshtypjen se Samsung morri seriozisht kritikat e Apple rreth dizajnit të pajisjeve (të cilat “nuk duhet të kenë formë drejtkëndëshi”), e tri tastet harduerike në pjesën e poshtme ngjajnë me kontrollet e ndonjë playeri multimedial i cili mund të duhet si konkurrent i mirë i iPod Touch.

Duket se nuk po bëhet fjalë për një telefon mobil siç supozojnë djelmoshat nga Xda, së paku gjykuar nga tastet (play është në mes), e nëse mundohet ndokush më shumë me gjasë do të gjej foto me kualitet më të lartë të OLED ekranit më të lakueshëm të Samsung i cili qysh më herët është paralajmëruar për këtë vit. Përveç vet ekranit, edhe shtëpiza është e lakuar, që me gjasë do të ia jap një dimension tjetër ergonomisë së përdorimit të pajisjeve të këtilla multimediale. Besojmë se ekranet e këtillë së shpejti do të mund të shihen në telefonat celularë, e video incizimi i mundësive që ofrojnë teknologjitë e këtilla është në vijim. /Telegrafi/