LAJMI I FUNDIT:

10 eksabajt hapësirë në disk

10 eksabajt hapësirë në disk

Cleversafe është kompania e cila shfrytëzuesve u ofron “hapësirë të pakufishme të diskut” në re, për cilën gjë kanë krijuar sistemin e shpërndarë për deponimin e të dhënave, kapaciteti i së cilit tejkalon 10 eksabajt (10 EB). 10 eksabajt janë 10 mijë petabajt, respektivisht 10 milion terabajt.

Sistemi është i bazuar në Cleversafe Portable Datacenter (PD), i cili përbëhet nga 21 kabinete për harduer të rrjetës dhe harduerin për deponimin e të dhënave (pra, disqe të forta), të cilët përmbajnë krejtësisht 189 nyje deponimi. Secila nyje përbëhet nga 45 copë të disqeve 3-terabajtësh, me çka arrijmë në shifrën prej 25,515 terabajt për një qendër të të dhënave (PD). Në një vend ndodhen 35 PD, pra një vend mund të mbaj 893,025 terabajt. Kjo natyrisht nuk është e tëra – Cleversafe ka krejtësisht 16 lokacione të këtilla, pra 14,288,400 terabajt të shpërndarë në 4.7 miliard disqe të forta. Natyrisht, duhet pasur parasysh edhe refundimin për hir të sigurisë së të dhënave, pra në mënyrë efektive mund të deponohen pak më pak se 14 eksabajt të dhëna të shfrytëzuesve.

Shërbimi i Cleversafe i dedikohet kryesisht data-miningut, pra analizave të sasive të stërmëdha të të dhënave, që mund ti doket interesant qeverive dhe agjencive të mbrojtjes. Përndryshe, ata kanë filluar ndërtimin e një sistemi të këtillë për shkak se kanë vërejtur se ka interesim për atë – qeveria federale he ofruesit e shërbimeve të telekomunikimit iu kanë parashtruar pyetjen se sa do të ishte e mundur që të krijohet një qendër e të dhënave për 10 eksabajt. /Telegrafi/