LAJMI I FUNDIT:

Kinect në portativë

Kinect në portativë

Pas paralajmërimit të versionit desktop të Kinect në CES, e dimë se versioni Windows i Kinectit do të arrij për ca ditë, më saktë me 1 shkurt, por risia më e fundit është se së shpejti do të mund të blejmë edhe laptop që do të kenë senzorët Kinect. Kamerat që janë në gjendje të perceptojnë thellësinë gjithsesi do të ia japin një dimension të ri përvojës shfrytëzuese.

Kinect është treguar të jetë shtesë fantastike për konsolën Xbox të Microsoftit, por edhe si ndihmesë e dobishme në shumë ambiente tjera, për shkak të kësaj Microsoft dalloi potencialin dhe Kinect së shpejti ndoshta do të jetë edhe shtesë standarde në portativët e shumtë. Pasi që pako origjinale e senzorëve është bukur e madhe, në laptop janë vendosur versionet me “dimensionet optimale”. Kinecti i këtillë i zvogëluar është edhe tregues se po afrohet paraqitja e konsolës së radhës, për të cilën flitet se do ta ketë Kinectin e integruar.

Për momentin ende nuk ka fotografi të portativëve të këtillë, edhe pse është konfirmuar se ata ekzistojnë dhe se prototipat janë të gatshëm dhe funksional. /Telegrafi/