LAJMI I FUNDIT:

PocketBook prezanton tabletin A7

PocketBook prezanton tabletin A7

PocketBook sot e ka prezantuar modelin e saj të ri të tabletit A7, i cili është i pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, si dhe rezolucion 1024 x 600.

Tableti i ri PocketBook A7 i cili bazohet në sistemin operativ Android mbështetet nga procesori 1GHz Texas Instruments TI3621 CPU, me 2GB Flash memorie dhe lidhje për internet WiFi.

Versioni i tabletit që punon me Android Gingerbread është pasardhës i PocketBook A10, i cili në treg është paraqitur në shtator të vitit të kaluar.

Përveç kamerës me 2MP, tableti me kodin A7 gjithashtu posedon edhe portin për mikro SD kartelë, dëgjuese, mikrofon, ndërsa mbështetet edhe softuerët dhe aplikacionet si Epub, PDF, FB2, txt, DJVU, RTF, HTML, doc, and docx. / Telegrafi /