LAJMI I FUNDIT:

Epson deri te projektorët përmes Apple

Epson deri te projektorët përmes Apple

Epson iProjection është një aplikacion për iPhone, iPad dhe iPod Touch, e shërben për shfaqjen “nga largësia” të fotografive dhe dokumenteve në projektorët kompatibil të Epsonit.

Pra, në aplikacion hapen fotografitë nga pajisja me iOS (JPEG ose PNG) ose ndonjë dokument (PDF ose dokument i Microsoft Office – Word, PowerPoint, Excel) dhe përmes rrjetës pa tela në projektor dërgohet ajo që në momentin e caktuar duhet shfaqur. Janë të përkrahur shërbimet si Dropbox, e ekziston edhe qasja në e-mail.

Por si dërgohen fotografitë në të vërtetë, pasi që është e qartë se reproduktimi i videos nuk është i përkrahur, e as animimet (nga PowerPoint ose Keynote), por nuk është e përkrahur as ndryshimi i madhësisë së fotografisë. Lista e projektorëve të përkrahur ndodhet në këtë dokument PDF. /Telegrafi/