int(1) Mini-maksi i Asusit - Telegrafi - Telegrafi Mini-maksi i Asusit - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Mini-maksi i Asusit

Mini-maksi i Asusit

Asus nuk shfaqi të gjitha pajisjet interesante në CES, por la ca edhe për vonë. Një nga pajisjet e këtilla është B23E, portativ ky me diagonalen prej krejtësisht 12.5 inç, por me performanca serioze harduerike.

Kështu brenda tij do të rrah procesori Core i5 ose i7, do të ketë deri në 8 gigabajt RAM dhe diskun e fortë deri në 750 gigabajt, e të gjitha këto janë të paketuara brenda shtëpizës elegante nga legura e aluminit dhe magnezit.

Aty janë edhe ca karakteristika tjera të dobishme – portativi me 1.54 kg ka lexuesin e shenjave të gishtërinjve, tastierën e qëndrueshme ndaj lëngjeve dhe diskun e qëndrueshëm ndaj “stresit”. Nga ana tjetër, Asus nuk specifikoi se sa zgjat bateria me kapacitet prej 4,400 mAh, ekrani nuk ka rezolucion edhe aq të lartë – vetëm 1366×768, që prapëseprapë nuk është pak. /Telegrafi/