LAJMI I FUNDIT:

GK104 – dyfish çdo gjë

GK104 – dyfish çdo gjë

Në mesin e çipave të rëndësishëm të Nvidias të gjeneratës së re të procesorëve grafik gjithsesi do të jetë edhe një GPU i emërtuar GK104. Ky i fundit do të jetë pasues i modeleve 40-nanometërsh GF114, që vinte në punë kartelat e popullarizuara GTX 560 Ti.

Kartela e re sipas të gjitha gjasave do ta ketë emërtimin GeForce GTX 660 Ti, e sipas informatave të deritashme do të ketë edhe performancat dukshëm më të mëdha në krahasim me GF114. Flitet për totalin prej 768 bërthama CUDA (dy herë më shumë në krahasim me GTX 560 Ti të zakonshëm) dhe 2 GB të memories grafike, e cila me GPU-në është ende e lidhur përmes mbledhëses prej 256-bit. Numri më i madh i bërthamave dhe arkitektura e tyre më e avancuar sjellin edhe performancat më të mëdha – burimet theksojnë madje 2 teraflops në përllogaritjet single precision – 50 për qind më shumë se te modeli GTX 580 dhe dyfish më shumë në krahasim me GTX 560 Ti.

Kartela sipas të gjitha gjasave do të ketë edhe taktet më të larta të punës (në veçanti të memories), e edhe shpenzimi është më i lartë – 225 W TDP. Specifikat detaje, si dhe koha e saktë e paraqitjes, ende nuk janë të ditur – pritet që Nvidia Keplerët të filloj ti shes nga çereku i dytë duke filluar me çipin më të fuqishëm GK110. /Telegrafi/