LAJMI I FUNDIT:

Kodak shpall bankrotimin!

Kodak shpall bankrotimin!

Korporata multinacionale e cila është e njohur për prodhimin e fotoaparatëve dhe pajisjeve për aparate fotografimi, Eastman Kodak, ka kërkuar përkrahje për të shpëtuar nga bankrotimi, pasi që nuk arriti t’i shesë mbi 1,100 patentat e saj të cilat do të duhej t’i sillnin miliarda kompanisë për të dal nga kriza.

Kompania amerikane e cila tashmë ka mbushur 133 vite histori, dhe është themeluar në Rochester të SHBA-ve, për një kohë të gjatë ka luftuar që të mbajë hapin me konkurrentët dhe të arrijë të përshtatet me epokën digjitale.

Antonio Peres, drejtori ekzekutiv i Kodak ka deklaruar se i tërë ekipi menaxherial i kompanisë kanë vendosur të kërkojnë mbështetje për t’i ikur bankrotimit, pasi që kanë vlerësuar se ky do të ishte veprim i domosdoshëm për ta shpëtuar kompaninë. / Telegrafi /