LAJMI I FUNDIT:

IBM – tri shkronja të arta

IBM – tri shkronja të arta

Fillimisht Coca-cola, e pastaj të tjerët – Interbrand publikoi listën e brendeve më të vlefshëm në botë. Shtatë pozitat e para në listë nuk janë ndryshuar në krahasim me vitin e kaluar.

Nga kompanitë e TI, më i vlefshmi është IBM i cili në shkallëzën e përgjithshme zuri vendin e dytë. I treti është Microsoft, Google është në të katërtin, e Intel në të shtatin. Kërcimin më të madh e ka shënuar Apple – rritja e vlerës së emrit të kompanisë prej 58 për qind Apple-it ia siguroi vendin e tetë në listë që është ngritje për nëntë pozita. Me këtë Apple u vendos para emrave të mëdhenj siç janë Disney dhe Toyota. Përkundër dështimit me webOS dhe PSG, vlera e HP-së është rritur pë 6%, e kompania ruajti vendin e dhjetë në listë.

Nga kompanitë tjera të teknologjisë, Nokia ndodhet në vendin e 14-të, Samsung është në të 17-tin, BlackBerry në të 56-tin e HTC që vitin e kaluar nuk ishte në mesin e 100 të parëve, tani ndodhet në vendin e 98. /Telegrafi/