LAJMI I FUNDIT:

IBM udhëheq në patenta

IBM udhëheq në patenta

IBM gjatë vitit të kaluar në SHBA morri numër rekord të patentave. Kompania në SHBA për të 19-tin vit radhazi është udhëheqëse për nga numri i patentave, e gjatë vitit 2011 IBM mori madje 6,180 sosh.

Për numrin rekord të patentave meritor janë mbi 8,000 të punësuar të IBM-it nga 46 shtete amerikane dhe 36 vende të botës, e për 26 për qind nga numri total i patentave nga viti i kaluar janë meritor të punësuarit jashtë kufijve të SHBA-ve. Kompania brenda vitit investon rreth 6 miliard dollarë në hulumtim dhe zhvillim, e një pjesë e madhe e të hyrave vjetore i merr nga shpikjet dhe teknologjitë e patentuar.

Në mesin e patentave të vlefshëm të vitit të kaluar IBM thekson metodën për dhënien e të drejtave për shfrytëzuesit për tregti të sigurt (U.S. Patent #8.019.992), sistemet dhe metodat për simulimin e sjelljeve të trurit (U.S. Patent #8.037.000), mënyrat më të avancuara për përdorimin e funksioneve analitike për përpunimin e sasive të mëdha të të dhënave (U.S. Patent #7.882.219) dhe teknologjitë e tjera. Pas IBM në sitën e patentave të marrë në SHBA ndodhen Samsung (4,894), Canon (2,821), Panasonic (2,559) dhe Toshiba 2,483 patenta. /Telegrafi/