LAJMI I FUNDIT:

Kompjuteri në ftohës

Kompjuteri në ftohës

Cooler Master në CES shfaqi një ftohës procesorësh shumë të pazakontë dhe me dimensione bukur të mëdha. Në shikim të parë bëhet fjalë për një ftohës tipik me dizajn të Cooler Master në formë të një kulle me ventilator prej 120- milimetrave dhe gjashtë gypa për nxjerrjen e nxehtësisë, dedikuar për konfigurimet më të forta.

Kompania për ndonjë arsye në pjesën e pasme të ftohësit vendosi një kompjuter të vërtetë me pllakën amë me dimensionet nano-ITX, të bazuar në çipin APU-në E-350 të AMD-së me dy bërthama Bobcat me takt prej 1.6 GHz dhe procesorin e integruar grafik Radeon HD 6310. Përveç përkrahjes së integruar për Wi-Fi, pllaka ka edhe një numër të madh të konektorëve në mesin e të cilëve janë nga duk konektorë USB 2.0 dhe USB 3.0, eSATA, LAN, VGA dhe HDMI.

Ideja e kësaj zgjidhje të Cooler Masterit është që shfrytëzuesi për detyrat me kërkesat më të vogla (sikurse që janë detyrat e rëndomta HTPC) të përdoret vetëm kompjuteri i instaluar brenda ftohësit pa pasur nevojë për nisjen e sistemit “kryesorë”, por prapëseprapë mbetet prakticiteti për shkak të dimensioneve të mëdha dhe vendosjen e pavolitshme të konektorëve. Nuk dihet nëse bëhet fjalë vetëm për një koncept ose Cooler Master në të vërtetë synon të lëshoj në shitje një zgjidhje të këtillë. /Telegrafi/