LAJMI I FUNDIT:

iPad 3 në treg gjatë muajit mars, sjell pak ndryshime?

iPad 3 në treg gjatë muajit mars, sjell pak ndryshime?

Sipas iLounge, gjenerata e tretë e tabletit më të famshëm në botë, iPad, pritet të paraqitet në treg në muajin mars të këtij viti.

Mirëpo, siç thonë burimet e iLounge, iPad 3 do të ketë dizajn shumë të ngjashëm me paraardhësin e tij, ndërsa ndryshimi mes tyre do të jetë ndërfaqja HD e cila do të jetë në versionin e ri të tabletit të Apple, si dhe hollësia e pajisjes e cila pritet të jetë për 1mm më e hollë.

iPad 3 thuhet se do të ketë edhe një kamerë të re, në krahasim me atë që është në iPad 2, ndërsa edhe rezolucioni i saj do të ndryshojë pak, së bashku me procesorin e ri, për të cilin thuhet se do të jetë A6.

Nëse ndodh të jetë kështu, atëherë analistët thonë se Apple do të tentojë ta shesë iPad 3 së bashku me iPad 2, duke e liruar çmimin e këtij të fundit. / Telegrafi /