LAJMI I FUNDIT:

Vizio prezanton televizorin me Google TV

Vizio prezanton televizorin me Google TV

Vizio ka paralajmëruar një televizor të ri i cili do të punojë me platformën televizive të gjigantit Google, Google TV.

Televizori i ri i Vizio, VAP430 Media Streamer mund të lidhet përmes portit HDMI dhe më pas të lidh direkt përmbajtjen përmes internetit WiFi.

Për më shumë, televizori i Vizios ka të integruar edhe shfletuesin e Google, Chrome, ndërsa përdoruesit mund të qasen nga distanca në televizor edhe përmes telefonave të mençur, kompjuterëve apo tabletëve.

Vizio VAP430 gjithashtu mund të lidhet edhe me resiverin tuaj satelitor përmes HDMI-së, ndërsa bashkë me televizorin vjen edhe telepiloti Vizio Google TV. / Telegrafi /