LAJMI I FUNDIT:

Tableti për kuzhinë – Qooq

Tableti për kuzhinë – Qooq

Tableti i cili tashmë po shitet në Francë, paraqitjen e vet e pati edhe sot në panairin CES, ku njëkohësisht u bë edhe paralajmërimi për versionin anglez të pajisjes.

Qooq (lexohet cook – gatuaj) është tablet që i dedikohet përdorimit në kuzhinë.

Mund të përdoret me duar të papastra, të laget, të ekspozohet në temperaturë deri në 60 shkallë dhe do të mbetet i padëmtuar, që e bën atë partner të përkryer në gatim.

Përveç tij, me gjeth tabletin, shfrytëzuesit mund të marrin qasjen edhe në recetat e kuzhinierëve të njohur, të cilat mund të ia adaptojnë vetës, e nga kompania që e ka prodhuar thonë – “E dimë që njerëzit përdorin pajisje hi-tech në kuzhinë. Me neve nuk keni rreziqe”.


Versioni i ri do të ketë procesorin dybërthamësh në 1 GHz, ndërsa punon në një version të adaptuar të Linuxit. Ekrani ka madhësinë prej 10.1 inç dhe ka rezolucionin prej 1024 x 600 piksel, e tableti posedon edhe portin USB dhe atë Ethernet, si dhe sllotin për kartelën SD.

Në tregun amerikan do të arrij gjatë çerekut të dytë, me çmim prej 400 dollarë. /Telegrafi/