LAJMI I FUNDIT:

Tableti nga Gigabyte me Shtatëshe

Tableti nga Gigabyte me Shtatëshe

Gigabyte paralajmëroi paraqitjen e tabletit me Windows 7 – emri i tij do të jetë S1081. Kompjuteri është i bazuar në platformën Cedar Trail të Intelit, ndërsa ka ekranin me diagonalen prej 10.1 inç.

Tableti do të jetë në dispozicion në dy realizime, me SSD ose me disk klasik, ka ekranin e ndjeshëm në prekjet multi-touch, e për precizitet shtesë aty është edhe trackpadi optik. Edhe pse mund të mos ju impresionoj me dimensionet e pajisjes, një numër i caktuar i shfrytëzuesve do të ia dinë vlerën daljeve HDMI dhe VGA, konektorit USB 3.0, Wi-Fisë, Bluetoothit 4.0, ueb kamerës dhe konektorit Ethernet.

Me specifika të ngjashme është paraqitur edhe tableti i konvertueshëm T1006M. Të dhënat për çmimet dhe datën e fillimit të shitjes ende nuk janë publikuar. /Telegrafi/