LAJMI I FUNDIT:

Invadim i tabletëve 3D “pa syze”

Invadim i tabletëve 3D “pa syze”

Derisa LG në treg plasoi tabletin me mundësi 3D, respektivisht me kamerë stereoskopike, Optimus Pad i tij nuk mund të lavdërohet edhe me shfaqje tredimensionale. Në të vërtetë, fotografia 3D mund të fitohet ose në televizor ose me përdorimin e syzeve anaglife (ato me filtër të kuq dhe të kaltër).

Për CES prapëseprapë janë paralajmëruar së paku dy tablet të cilët mundësojnë shfaqjen tredimensionale të fotografisë pa pasur nevojë për përdorimin e syzeve – Aigov, të cilët do të shiten me Ice Cream Sandwich, dhe një i Brand me Android Gingerbread, çmimi i të cilit pritet të jetë 200 dollarë. Detajet do të dihen kur të filloj CES-i. /Telegrafi/