LAJMI I FUNDIT:

Planet e Asusit për tabletët për 2012-tën

Planet e Asusit për tabletët për 2012-tën

Nënpresidenti i departamentit për kompjuterët Eee në Asus për një revistë publikoi planet e kompanisë për pajisjet tablet gjatë këtij viti.

Është konfirmuar se një pjesë të ofertës së Asusit do ta përbëjnë tabletët me Windows 8 të bazuar në procesorët ARM. Tableti i parë i këtillë në treg pritet të paraqitet deri kah fundi i vitit. Edhe pse prej më herët përmendet se pajisja do të jetë e bazuar në modelin ekzistues Transformer Prime, duke pasur parasysh se paraqitje pritet të ndodhë vetëm kah fundi i vitit aktual, është e qartë se do të përmendet dizajni i ri dhe struktura e re e brendshme.

Asus në CES do të paraqes tabletin 7-inçësh (sipas pohimeve modelin Memo), dhe modelin 10-inçësh me ekranin me rezolucion të lartë. Gjithashtu, arrijnë lajme të mira për blerësit potencial të Transformer Prime të cilët do të dëshironin ta përdorin pajisjen në lëvizje – është paralajmëruar versioni 3G. Paraqitja është paraparë të bëhet gjatë muajit mars, e përveç me modulin 3G, pajisja do të jetë e pajisur edhe me modulin më të fuqishëm GPS. Për gjysmën e dytë të vitit janë paralajmëruar edhe dy tablet tjerë 10-inçësh.

Në kompani për këtë vit presin të shesin rreth gjashtë milion tablet. Në departamentin e Asusit për zhvillimin e pajisjeve me Android numri i të punësuarve do të rritet nga 300 në 400 njerëz. Departamenti për tabletët me Windows 8 do të numëroj 150 të punësuar. /Telegrafi/