LAJMI I FUNDIT:

“Zvicerani” me një terabajt memorie

“Zvicerani” me një terabajt memorie

Prodhuesi i njohur i thikave të xhepit, Victorinox, i cili praktikisht u bë sinonim për thikat e këtilla (zvicerane), paraqiti linjën speciale “informatike” në të cilën ka futur 1 TB të memories flash.

Për momentin dihet vetëm se bëhet fjalë për dy modele, njëri nga ta me gërshërë dhe thikë, e tjetri shikuar në kontekstin e njëjtë pothuajse edhe nuk është thikë, për shkak se shërben vetëm si USB memorie. Ndërfaqja nënkuptohet se është USB 2.0, e eSATA II është mundësi e mirëseardhur e ndërlidhjes. Të dy modelet kanë LCD ekranet monokromatike. /Telegrafi/