LAJMI I FUNDIT:

Sony heq dorë nga televizorët OLED

Sony heq dorë nga televizorët OLED

Derisa LG me krenari paraqet televizorët OLED me diagonale të madhe, të cilët tani sa po fillojnë të paraqiten në treg, Sony më nuk do të prodhoj televizorë OLED, së paku për sa i përket modeleve për përdorim shtëpiak (synon ta vazhdoj prodhimin por vetëm për korporata).

Kështu modelet e tyre të televizorëve për përdorimin shtëpiak do të jenë të bazuar në teknologjinë LCD. Sony qysh më herët ka hequr dorë nga dërgesat e televizorëve OLED (si për shembull i holli XEL-1, me diagonalen prej vetëm 11 inç) në Japoni, por vetëm tani ai ka hequr dorë nga tregu amerikan dhe evropian. /Telegrafi/