LAJMI I FUNDIT:

Pllakat problematike nga Gigabyte

Pllakat problematike nga Gigabyte

Gigabyte nga shitja tërhoqi tri modele të pllakave amë me çipsetin X79 të dedikuara për procesorët Sandy Bridge E. Bëhet fjalë për pllakat GA-X79-UD3, GA-X79-UD5 dhe G1.Asssassin 2 të cilat kanë probleme me kontrollimin e tensionit të procesorit (VRM).

Kompanisë qysh tani shumë blerës u ka paraqitur djegien e sllotit përkatës (e me këtë edhe të tërë pllakës amë) në momentet kur procesori ishte nën ngarkesë të madhe. Si zgjidhje të përkohshme Gigabyte pronarëve ofron versionin e ri të BIOS-it i cili ul taktin e procesorit gjatë momenteve të ngarkesës, nëse pllaka është overclock-uar pa ndryshimin e vlerave standarde të tensionit.

Natyrisht, të gjithë pronarët ekzistues kanatë drejtë për zëvendësim pa pagesë me modelet e rinj të cilët do të duhej të kenë VRM më kualitativ (kur të jenë në dispozicion), e Gigabyte ka ndalur shitjen e pllakave problematike edhe nëpër shitore derisa mos të arrijnë versionet e korrigjuara. /Telegrafi/