LAJMI I FUNDIT:

Amazon shet 4 milionë Kindle Fire

Amazon shet 4 milionë Kindle Fire

Me sa duket tableti i ri i Amazon, Kindle Fire e ka ndihmuar kompaninë t’i rrisë shitjet për muajt e fundit të vitit, e posaçërisht për muajin dhjetor, në të cilin Amazon ka thënë se ka shitur mbi 4 milionë njësi të tabletit Kindle.

Në listën e gjërave më të shitura gjatë muajit dhjetor kanë qenë pajisjet e Amazon, Kindle Fire, Kindle Touch dhe Kindle, ndërsa Kindle Fire është në vendin e parë të kësaj liste.

Megjithatë, Amazon nuk i ka ndarë kategoritë e shitjeve në mënyrë të saktë, kështu që ende nuk dihet sasia totale e Kindle Fire, mirëpo trendi po shkon ashtu siç edhe ishte parashikuar, rreth 5 milionë njësi të tabletit të famshëm të Amazon. / Telegrafi /