LAJMI I FUNDIT:

Televizorët e Apple gjatë gjysmës së dytë të 2012-tës?

Televizorët e Apple gjatë gjysmës së dytë të 2012-tës?

Sipas thashethemeve më të reja në lidhje me pohimet për planet e Apple rreth paraqitjes së televizorëve të vet, DigiTimesi tajvanez lajmëroi se sipas burimeve të tija të afërta me furnizuesit e pjesëve, Apple është duke porositur komponentë për televizorët 32- dhe 37-inçësh të cilët në treg pritet të arrijnë gjatë gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm.

The Wall Street Journal gjithashtu së voni në një artikull publikoi se Apple qysh tani është në bisedime me përfaqësuesit e kompanive mediale rreth përmbajtjeve të cilat do të duhej të ishin në dispozicion përmes Apple TV-së. Bloomberg në raportin e vet gjatë tetorit theksoi se Apple ka ngarkuar krijuesin e iTunes, Jeff Robbin, për udhëheqjen e zhvillimit të televizorëve.

Analistët e pavarur gjithashtu vlerësojnë se Apple televizorët e vet do ti shes me çmim përafërsisht dy herë më të lartë se ai i televizorëve “të zakonshëm” të prodhuesve të tjerë. /Telegrafi/