LAJMI I FUNDIT:

Lirim i madh në Amazon

Lirim i madh në Amazon

Pronarët e Kindle deri me 6 janar 2012 mund të marrin nga Amazoni britanik (amazon.co.uk) versionet elektronike të librave me çmime në aksion që shkojnë nga vetëm 0.99 funt britanik e më shumë.

Amazon për çdo dit do të vendos tituj të ndryshëm në aksionin e quajtur “12 ditë Kindle”. Lëvizje kjo interesante e cila përveç që do të rris shitjen e librave për Kindle sipas të gjitha gjasave do të bëj edhe që të rritet interesimi për këtë lexues elektronik tek britanikët, por edhe të tjerët që blejnë në Amazonin britanik. /Telegrafi/