LAJMI I FUNDIT:

Eksplozion në fabrikën e Pegatronit

Eksplozion në fabrikën e Pegatronit

Në katin e katërt të fabrikës së Pegatronit në Kinë ka ardhur deri te një eksplodim. Fabrika ende nuk ka filluar me punë në kapacitet të plotë – ishte duke vijuar prodhimi testues për produktin e paemërtuar, porositën nga kompania.

Në eksplozion janë lënduar 61 persona, thonë burimet, e edhe pse nuk ka pasur zjarr, një pjesë e mirë e pajisjeve është dëmtuar. Edhe pse në Pegatron kanë refuzuar të zbulojnë shpenzuesit, sipas gazetave lokale, në fabrikë ishte pritur të prodhohen pjesët për iPadin e Apple. Zëdhënësi i Pegatronit tha se ata do të mund të vazhdojnë prodhimin përkundër gjërave që ndodhën, e ndikimi në operacionet dhe të hyrat e kompanisë do të minimizohet.

Ky eksplozion edhe një herë aktualizoj çështjen e sigurisë në fabrikat kineze. Gjatë majit një fatkeqësi e ngjashme, por me pasojë vdekjen e njerëzve, pati ndodhë në një fabrikë të Foxconnit. /Telegrafi/