LAJMI I FUNDIT:

Google merr patentën për veturat autonome

Google merr patentën për veturat autonome

Googleit i është miratuar patenta për teknologjinë e cila mundëson drejtimin me regjimin e punës së veturave autonome.

Në patentë në mënyrë detaje përshkruhet mënyra në të cilën vetura mund të kaloj nga regjimi në të cilin ajo drejtohet nga njeriu në regjimin e drejtimit automatik. Automobili do të mund të arrij, për shembull deri te lokacioni i caktuar edhe në bazë të indikatorëve vizual në udhë, sikurse që janë bar-kodet, ose radio sinjalet, mund të kaluar në regjimin autonom të punës. Në këtë mënyrë do të mundësohej që vozitësi të dërgoj veturën deri te udha e paraparë për veturat autonome, ku automobili do të mund të kaloj në mënyrën autonome të punës.

blogun zyrtar përfaqësuesit e Google vitin e kaluar kanë thënë se kanë punësuar disa nga inxhinierët më të mirë për veturat autonome për të avancuar mundësitë e tyre. Qëllimi është që të ndihmohet në parandalimin e aksidenteve, të iu jepet më shumë kohë vozitësve, dhe të ndihmohet në zvogëlimin e emetimit të gazrave të dëmshëm duke ndryshuar mënyrën në të cilën përdoren automobilat. /Telegrafi/