LAJMI I FUNDIT:

Tregu i tabletëve më dobët se që pritej

Tregu i tabletëve më dobët se që pritej

Sipas të dhënave të cilat i ka mbledhur kompania IDC, gjatë çerekut të tretë të vitit në mbarë botën janë shitur 18.1 milion talbet, që është rritje prej 23.9% në krahasim me çerekun e dytë, respektivisht 264.5% në krahasim me çerekun e tretë të vitit 2010.

Por IDC priste që dërgesat të jenë 19.2 milion tablet gjatë çerekut të tretë, me cilën gjë sugjerohet se tregu i tabletëve është rritur më ngadalë se që pritej.

Bindshëm i pari për nga numri i dërgesave ishte Apple, i cili ka shitur 11.1 milion copë, me çka ka pushtuar 61.5% të tregut. Samsung ishte i dyti me 5.6%, derisa HP zuri pozitën e tretë me 5% duke iu falënderuar likuidimit të tabletit të vet TouchPad me çmim jashtëzakonisht të ulët.

Edhe pse është duke udhëhequr bindshëm, IDC thekson se posedimi i Apple në këtë treg është në rënie, nga 68.3% gjatë të dytit në 61.5% gjatë çerekut të tretë, e ky trend do të vazhdoj edhe gjatë çerekut të katërt ku një pjesë të madhe të posedimit të tregut po ia marrin tabletët siç është Kindle Fire i Amazon.


Në IDC gjithashtu vlerësojnë se gjatë tërë këtij viti do të shiten rreth 63.3 milion tablet. /Telegrafi/