LAJMI I FUNDIT:

Dell ndërpret prodhimin e netbook’ëve

Dell ndërpret prodhimin e netbook’ëve

Para disa ditësh, kompania Dell ka vendosur që ta ndalojë prodhimin e tabletëve Dell Streak 7 dhe Dell Streak 5, ndërsa tani duket se ky prodhues do të ndalojë edhe një linjë të produkteve të saj, përkatësisht mini kompjuterët e njohur si Netbook.

Lajmin për ndërprerjen e prodhimit të kompjuterëve netbook, Dell e ka konfirmuar edhe për “The Verge”, e cila thotë se Dell nuk do të ketë më netbook me 10 inç, por në vend të tyre do të lansojë ultra netbooks.

Mirëpo, pyetja të cilën sot shumë njerëz e bëjnë është se sa kompani do ta ndjekin hapin e Dell, ndërsa pyesin se cila do të jetë e ardhmja e këtyre pajisjeve të cilat me sa duket nuk do të kenë jetë të gjatë në treg. / Telegrafi /