LAJMI I FUNDIT:

A është kjo logo e re e HP-së?

A është kjo logo e re e HP-së?

Kompania Moving Brands punoi propozimin për logon e re të kompanisë HP, i cili, edhe pse nuk është miratuar ende, ka rrjedhur në publik.

Logo, i cili mund të shihet në fotografi, si veçori kryesore ka këndin prej 13 shkallë, i cili, sipas pohimeve nga kompania e cila e ka krijuar, përfaqëson shpirtin e HP-së, kompani kjo e cila udhëhiqet nga gjenialiteti dhe optimizmi, por dhe gjason me “/” (thyesën) e cila përdoret në programim.

Përveç kësaj, karakteristikat kryesore janë thjeshtësia, linjat e pastra dhe një padyshim shumë i madh në identitetin vizual të kompanisë.

Pasi që në kreun e HP-së dhe në vet biznesin e përditshëm ka ardhur deri te ndryshime të rëndësishme, logo i ri në mënyrë simbolike do të shënonte drejtimin e ri në të cilin po shkon kompania.


HP ende nuk ka vendosur se nëse do ta përdorë këtë logo ose jo, ndërsa është edhe paksa e pazakontë se si ai përfundoi në publik. Supozohet se synimi ishte që të testohet se çfarë do të ishin reaksionet.

Më shumë rreth logos së ri dhe tregimit i cili qëndron prapa tij mund të gjeni këtu.

Neve na pëlqeu. Po juve?