Apple sipas disa pohimeve është i interesuar të blej kompaninë izraelite Anobit të specializuar për zhvillimin e zgjidhjeve të memories flash. Kompania është themeluar në vitin 2006, ndërsa posedon 95 patenta dhe ka 200 të punësuar.
Kompania produktet e veta të bazuara në teknologjinë e vet Memory Signal Processin i ofron në tregun enterprise dhe në tregun e pajisjeve mobile. Zgjidhjet përmirësojnë performancat dhe qëndrueshmërinë e çipave të flash memories NAND, dhe kompensojnë kufizimet fizike të teknologjisë. Vlera e akvizicionit vlerësohet të jetë 500 milion dollarë.
Kontrolluesit e memories nga Anobit sipas pohimeve qysh tani janë duke u përdorur në iPhone, iPad dhe MacBook Air. Siç besojnë analistët, Apple është i interesuar për kontrolluesit e memories nga kjo kompani që i takojnë linjës MSP20xx për pajisjet smartphone dhe ato tablet. Anobit gjatë gushtit publikoi se këtë vit ka shitur rreth 20 milion copë të kontrolluesve të përmendur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251