LAJMI I FUNDIT:

Toshiba Excite arrin gjatë shkurtit

Toshiba Excite arrin gjatë shkurtit

Sipas informatave të publikuara në faqet kanadeze të Toshibas, tableti i tyre 10.1-inçësh i bazuar në Android pritet të arrij në treg gjatë shkurtit të vitit të ardhshëm.

Excite do të pasoj tabletët 7- dhe 10-inçësh Trhive, e do të ofroj LCD ekran 10.1-inçësh me LED ndriçim të prapavijës me rezolucion 1280×800. Do të punoj me procesorin OMAP 4430 të Texas Instruments me takt pune prej 1.2 gigaherc, e si sistem operativ do të përdoret Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

Aty është edhe kamera prej 2-megapiksel nga ana e përparme dhe ajo prej 5-megapiksel nga ana e pasme, zlloti për kartelat microSD, hyrja mini USB 2.0, dalja micro HDMI, dhe përkrahja për Wi-Fi 802.11 b/g/n dhe Bluetooth 2.1.

Pajisja do të shitet në versionet me hapësirë për deponim prej 16 dhe 32 GB, e Toshiba për tabletin e vet thotë se do të jetë më i holli dhe më i lehti në treg.


Për momentin nuk ka informata rreth çmimit e as dispozicionit të tabletit në tregjet tjerë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente

Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
OpenAI tanimë ka më shumë se 1 milion përdorues biznesi me pagesë

OpenAI tanimë ka më shumë se 1 milion përdorues biznesi me pagesë

Teknologji
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Kalo në kategori