LAJMI I FUNDIT:

Anulohet ndalesa për shitjen e Galaxy Tab 10.1 në Australi

Anulohet ndalesa për shitjen e Galaxy Tab 10.1 në Australi

Gjykata federale e Australisë ka refuzuar ndalesën preliminare për shitjen e Samsung Galaxy Tab 10.1.

Me këtë gjykata federale ka ndryshuar vendimin e mëhershëm sipas të cilit ndalohej shitja e Galaxy Tab 10.1 në Australi.

Përfaqësuesit ligjor të Apple kanë kërkuar që ndalesa të mbetet në fuqi derisa të mos shqyrtohet ankesa e tyre në këtë anulim të vendimit të mëhershëm në gjykatën e lartë australiane. /Telegrafi/