LAJMI I FUNDIT:

Shitje shumë e mirë e Xbox 360

Shitje shumë e mirë e Xbox 360

Javës që shkoi Microsoft pati shitjen më të mirë të konzolës së vet që nga paraqitja e saj. Kompania në një javë shiti madje 960,000 copë Xbox 360.

Vetëm të premten janë shitur 800,000 copë Xbox 360, e gjatë të së njëjtës javës janë shitur edhe 750,000 Kinect. Shitja e mirë ishte e nxitur me lirimet nga 100 dollarë, e në disa raste edhe me përfshirjen e lojërave pa pagesë me çdo konsolë të blerë. Prania e titujve të mëdhenj si Gears of War 3 dhe Modern Warfare 3 gjithashtu ndihmoi shitjen.

Edhe pse rezultatet mujore të shitjes së konsolave ende nuk janë në dipozicion, Microsoft edhe një herë do të jetë para Nintendos duke pasur parasysh se prodhuesi japonez “të premten e zëzë” shiti rreth 500,000 Wii. /Telegrafi/